3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Mendime të ndryshme

Oliver IvanoviçArrestimi i politikanit serb dhe kandidatit për kryetar të veriut të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, me dyshimin për krime ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ka ngjallur reagime të ashpra në mesin e popullatës në atë pjesë të qytetit.

Ata vlerësojnë arrestimin e tij si spektakël të EULEX-it për të frikësuar popullatën serbe në Kosovë. Akuzat i quajnë të sajuara, ndërsa, konfirmojnë se ky veprim do të ndikojë në atmosferën e përgjithshme politike si dhe në zgjedhjet që do të mbahen më 23 shkurt në veri.

Dragojllo Spasiq, pensionist nga veriu i Mitrovicës, tha për Kosovapress, se kjo është poshtërsia më e madhe që ka mundur të ndodhë. Sipas tij, akuzat me të cilat ngarkohet Ivanoviq, janë krejtësisht të sajuara. Ai bëri të ditur se nuk do të dal në zgjedhjet e shkurtit, derisa shprehu mllefin e tij ndaj shtetit të Serbisë për indiferencën e saj ndaj rastit të arrestimit të Oliver Ivanoviqit dhe situatave tjera të ngjajshme në veri.

“Ku është Serbia tani, nuk është askund dhe as kurrë nuk ka qenë”, ka thënë Spasiq.

Violeta Rakiq, theksoi se e gjithë kjo që po ndodhë me serbët është një skenar i përgatitur mirë nga Prishtina zyrtare në koordinim me ndërkombëtarët.

“Ky është vetëm skenari, ndërsa, shfaqja për serbët tek po përgatitet pas zgjedhjeve”, tha Rakiq.

Ajo konsideron se arrestimi i Ivanoviqit do të ndikojë në situatën politike në veri, duke përshkruar gjendjen e përgjithshme aktuale në atë pjesë si të pasigurt, me përplot mashtrime dhe mosbesim.

Sllavisha Simiq, aktakuzën ndaj Ivanoviqit, e konsideron si të montuar dhe të orientuar nga të gjithë serbët pa dallim, të cilët jetojnë në veri. Sipas tij, ky montim është i orientuar ndaj të gjithë atyre që patriotizmin, dashurinë për atdheun dhe qytetin e tyre e kanë dëshmuar në forma të ndryshme gjatë 15 vjetëve të fundit.

Ai tha se ndërkombëtarët që ndajnë drejtësinë, ‘prej se kjo pjesë e Serbisë është okupuar, po i dërgojnë mesazhe popullit serb për të satën herë se janë fajtorë’.

Më Shumë

Prizreni nënshkruan kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

Një vit pas inicimit të procedurës së prokurimit për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën...

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren....

Lajmet e Fundit