5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Mërgimtari dhuron enciklopedi me 24 vëllime bibliotekës ‘Sulejman Krasniqi’ në Rahovec

Mërgimtari nga Austria, Dr. Sabedin Mustafa, i ka dhuruar bibliotekës komunale ne Rahovec “Sulejman Krasniqi” një enciklopedi në gjuhën gjermane me 24 vëllime, me mbi 200 mijë fjalë.

Dr. Mustafa jeton dhe punon në Austrinë e Epërme, duke arritur të hapë edhe ordinancën e vet private.

Gjatë vizitës që i bëri vendlindjes, dr. Mustafa u ndal edhe në bibliotekën komunale, me ç’rast ofroi ndihmën e tij konkrete për pasurimin e fondit librar në këtë bibliotekë. Enciklopedia është vlerë e shtuar për bibliotekën komunale dhe mund t’ju shërbejë studentëve në fusha të ndryshme të shkencës.

Për këtë dhuratë atë e falënderoi shefi i sektorit për Rini dhe Sport, pranë DKRS-së Qemajl Krasniqi, duke i dhënë edhe një fletë-falënderim për këtë dhuratë të çmuar. Dr. Sabedin Mustafa ka lindur dhe është rritur në fshatin Potoçan i Ulët, duke arritur nivele të larta të profesionalizmit në mjekësi dhe tani e ushtron këtë profesion me shumë sukses në Austri.

Më Shumë

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Lajmet e Fundit