Merkel: Evropa të marrë më shumë përgjegjësi në botë, pas tërheqjes së SHBA-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar të mërkurën se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin tregon se Evropa do të përballet me përgjegjësi më të madhe për sigurimin e paqes dhe kërkimin e zgjidhjeve politike të konflikteve.

Deklarata e Merkelit ka ardhur teksa aleatët e zhgënjyer evropianë të Trumpit po mundoheshin ta shpëtonin paktin ndërkombëtar bërthamor me Iranin, pasi që presidenti amerikan e tërhoqi SHBA-në nga kjo marrëveshje historike, duke bërë që Teherani të shfryjë mllefin mbi liderin amerikan.

“Marrëveshja nuk është e vdekur. Ka tërheqje amerikane nga marrëveshja, por ajo mbetet në fuqi”, ka deklaruar ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit