6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Merkel: Gjermania e ka njohur Kosovën dhe s’ka kthim mbrapa

Merkel-kancelarja gjermaneKancelarja gjermane, Angela Merkel përmes një video mesazhi, ka bërë të ditur se do të presë në vizitë në Berlin, kryeministrin e ri të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ajo aty ka theksuar se Serbia ka perspektivë evropiane, por duhet vazhduar rrugën praktike të përmirësimit të raporteve me Prishtinën, pasi Gjermania e ka njohur Kosovën, dhe nuk ka kthim mbrapa në këtë drejtim.

Në videon e postuar në faqen e internetit të qeverisë gjermane, Merkel tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë evropiane, dhe vlerësoi veçanërisht përparimin që Serbia ka bërë në marrëdhëniet në raport me Kosovën.

Merkel rikujtoi se me kryeministrin serb është dëgjuar në telefon në kohën e përmbytjeve, duke shtuar se Gjermania ka ofruar dhe siguruar mbështetje praktike.

Ajo thekson se ende ka dallime në qëndrime, por se tensionet produktive sjellin ndryshime. Sipas saj, sikur dikush ta pyeste para dy-tri vitesh se Serbia do të kthehet në këtë rrugë në raport me Kosovën, ajo do të dyshonte në këtë.

Por, Merkel paralajmëron Vuçiqin se Gjermania e ka njohur Kosovën, duke shprehur besimin se “Serbia do të ecë rrugëve praktike të përmirësimit të raporteve me Kosovën”.

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Lajmet e Fundit