16.6 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Merkel: Gjermania e ka njohur Kosovën dhe s’ka kthim mbrapa

Merkel-kancelarja gjermaneKancelarja gjermane, Angela Merkel përmes një video mesazhi, ka bërë të ditur se do të presë në vizitë në Berlin, kryeministrin e ri të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ajo aty ka theksuar se Serbia ka perspektivë evropiane, por duhet vazhduar rrugën praktike të përmirësimit të raporteve me Prishtinën, pasi Gjermania e ka njohur Kosovën, dhe nuk ka kthim mbrapa në këtë drejtim.

Në videon e postuar në faqen e internetit të qeverisë gjermane, Merkel tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë evropiane, dhe vlerësoi veçanërisht përparimin që Serbia ka bërë në marrëdhëniet në raport me Kosovën.

Merkel rikujtoi se me kryeministrin serb është dëgjuar në telefon në kohën e përmbytjeve, duke shtuar se Gjermania ka ofruar dhe siguruar mbështetje praktike.

Ajo thekson se ende ka dallime në qëndrime, por se tensionet produktive sjellin ndryshime. Sipas saj, sikur dikush ta pyeste para dy-tri vitesh se Serbia do të kthehet në këtë rrugë në raport me Kosovën, ajo do të dyshonte në këtë.

Por, Merkel paralajmëron Vuçiqin se Gjermania e ka njohur Kosovën, duke shprehur besimin se “Serbia do të ecë rrugëve praktike të përmirësimit të raporteve me Kosovën”.

Më Shumë

Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në Eurovision

Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit të këtij viti të “Eurovision”. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike nga Shqipëria, është renditur në vend...

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – mjekimin e vazhdon në Intensivë

Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para...

Lajmet e Fundit