3 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Merkel ia ndryshoi jetën adoleshentes Reem

Ajo u bë simbol i fatit të refugjatëve në Gjermani.

Reem Sahwil shpërtheu në lot gjatë një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja u kritikua ashpër pasi u tregua e akullt me vajzën, të cilës i tha se do të deportohej.

Por një vit më pas, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht.

15-vjeçarja tashmë e falenderon kancelaren për atë që ka bërë për të dhe familjen e saj.

“Dua ta falenderoj edhe për atë që ka bërë për gjithë refugjatët,” tha adoleshentja për Bild.

Mes saj dhe Merkel ka pasur një takim të dytë pas pushimeve të Pashkëve.

Kancelarja e ftoi në zyrën e saj, por nuk jepen detaje për bisedën.

Reem tashmë ka nisur një jetë të re.

Ajo nuk lëviz më me karrige me rrota, por mund të ecë në këmbë.

“Kam bërë përparim dhe sot mund të ec vetë. Jam e lumtur dhe nuk e di nëse do e kisha marrë këtë guxim pa u takuar me zonjën Merkel”.

Edhe familja e saj tashmë jeton në Gjermani.

“Dua të them se ne kemi tani një atdhe të dytë. Në Liban kam kaluar fëmijërinë. Por Rostoku është bërë shtëpia jonë dhe tashmë ndjehemi mirë këtu”.

Më Shumë

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e...

Dy persona arrestohen në Prizren, slumuan fizikisht një person brenda lokalit të tij

Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë sulmuar një person brenda lokalit të tij në Prizren. Ngjarja ka...

Lajmet e Fundit