23.8 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

Merkel: Të arrihet një marrëveshje me Greqinë para samitit

Greqia do t’u propozojë një plan tjetër kreditorëve përpara se të mblidhet samiti emergjent i Bashkimit Evropian të hënën.

Ministri i Shtetit Alekos Flambouraris shprehu besimin e tij se Banka Qendrore Evropiane (BQE) nuk do të lejojë falimentimin e bankave greke. Raportet thonë se shtetasit grekë kanë tërhequr miliarda euro nga bankat gjatë javës së kaluar.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se duhet të ketë një marrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve të saj përpara samitit të së hënës. Përndryshe, “samiti nuk do të jetë në gjendje të marrë një vendim”.

Samiti vjen mes të përpjekjeve për të shpëtuar Greqinë nga rreziku i borxhit, e cila duhet të shlyejë këstin prej 1.6 miliardë euro ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Komisioni Evropian, FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane janë të gatshëm për të zhbllokuar fondet e ndihmës, nëse Greqia bie dakord për reforma.

Ata duan që Greqia të zbatojë një seri ndryshimesh ekonomike në fusha të tilla si pensionet, TVSH-ja dhe në suficitin buxhetor para se të japin fondin e radhës që është vonuar që nga shkurti.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thënë se ai beson se “do të ketë një zgjidhje të bazuar në respektimin e rregullave dhe demokracinë e BE-së të cilat do të lejojnë që Greqia të marrë një kthesë pozitive në euro”.

Më Shumë

Forcohen kapacitetet për menaxhimin e krizave në Prizren – CIMIC dhe Komuna organizojnë trajnim për komunikim emergjent

Sot në Prizren u mbajt një prezantim i rëndësishëm mbi menaxhimin e krizave dhe komunikimin me publikun, i organizuar nga Njësia CIMIC e Komandës...

Certifikohen 12 policë patrullues me biçikletë në Prizren

Dymbëdhjetë zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe ajo e Gjakovës janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të trajnimit për...

Lajmet e Fundit