36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Merret kontrolli në Sloviansk

Sloviansk ushtaretPresidenti Petro Poroshenko urdhëroi ushtrinë për të ngritur flamurin e Ukrainës mbi ndërtesën e këshillit të qytetit të Slovianskit. Shtrirja e kontrollit të forcave të Ukrainës mbi qytet mbetet e paqartë, por disa raporte citojnë se ky rikthim i forcave vendase në Ukrainën lindore po ndodh sepse separatistët po evakuohen.

Ministri i Brendshëm Arsen Avakov, tha në rrjetin social Facebook se një numër i madh kryengritësish u larguan nga Slovianski sepse u dorëzuan përballë forcave të Ukrainës. Ai gjithashtu përmendi dhe largimin e komandantit ushtarak të Republikës së vetëshpallur të Donetskut, Igor Strelkov, por kjo ende pret një konfirmim zyrtar nga policia. Por, nga ana tjetër, separatistët pro-rusë kundërpërgjigjen dhe i mohojnë raportimet se janë larguar nga bastioni i tyre në Sloviansk.

Forcat e Ukrainës filluan një ofensivë kundër separatistëve këtë javë, pas ndërprerjes së armëpushimit 10-ditor. Megjithatë, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u shpreh i gatshëm të rivendosë armëpushimin me separatistët pro-rusë, nëse ky vendim do të respektohej nga të dyja palët, transmeton TCH. Presidenti ukrainas ka kërkuar gjithashtu lirimin e të gjithëve pengjeve dhe kontroll mbi kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë me monitorim nga ana OSBE-ja. Kjo marrëveshje pret konfirmim dhe nga pala ruse, por më herët në një deklaratë të Vladimir Putinit ai tha se ishte “thellësisht i shqetësuar për rritjen e vdekjeve të pjesës civile dhe rritje të lartë të emigranteve që hyjnë në Rusi nga jug-lindja e Ukrainës”.

Ndërkombëtarët ranë dakord se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duhet të luajë një rol më aktiv në monitorimin e situatës në zonën e konfliktit. Aksioni i ndërmarrë nga presidenti Poroshenko ka fituar vëmendjen edhe të gjithë medieve nga bota, të cilët pa ndërprerë po raportojnë për më të rejat rreth luftimeve në mes ushtrisë ukrainase dhe forcave separatiste, që gjatë këtyre muajve të fundit kanë krijuar rrëmujë në vend.

Më Shumë

Apel për kursim të ujit në Rahovec: Rrezikohet furnizimi për shkak të keqpërdorimeve

Komuna e Rahovecit ka bërë një thirrje publike për vetëdije dhe kujdes kolektiv në përdorimin e ujit të pijshëm, duke paralajmëruar për rrezikun e...

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Lajmet e Fundit