Merret vendimi për Xhakën, mesfushori kuqezi mbyll sezonin

Federata Zvicerane e futbollit e ka dënuar me tetë ndeshje mos-lojë futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhakën.

Shtatë ndeshje vijnë pezullim për shkak të sjelljeve të tij, ndërsa një tjetër shkaku i kartonit të verdhë që kishte marrë më herët, njoftojnë mediat zvicerane.

Kjo do të thotë se sezoni ka marrë fund për Xhakën në Superligën e Zvicrës, megjithatë ai mund të luajë në ndeshjet e mbetura të Ligës së Konferencës, ku Baseli është në gjysmëfinale me Fiorentina-n.

Xhaka humbi nervat në ndeshjen e fundit që skuadra e Basel-it u mposht në shtëpi nga Zurich-u me rezultat 0:2.

 

Në fund të kësaj ndeshje, Xhaka u bë protagonist për të keq, kur fillimisht e kapi për fytyre një kundërshtar, pastaj më vonë edhe e goditi një tjetër në stilin e Zidane.

32-vjeçari nuk vonoi shumë dhe kërkoi falje për këtë gjest, derisa ishte i vetëdijshëm që do të merrte një dënim.

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk mund ta zhbëj më dhe sigurisht do të mbaj pasojat që nuk mund ta kontrolloj veten për një moment”, ishin disa nga fjalët në reagimin e Xhakës.

 

 

Kujtojmë që me pezullim u përball edhe mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, i cili është dënuar me dy ndeshje mos-lojë, për shkak se ishte i përfishë në këtë përleshje, por jo me Xhakën.

Përveç Kryeziut, edhe Wouter Burger i Zurich-ut u dënua me dy ndeshje. Albanian Post 

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit