6 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Mes Zvicrës dhe Kosovës, goleadori dardan zgjedh me zemër

Andi Zeqiri ka zgjedhur Kosovën dhe tashmë është konfirmuar gjithçka. Vetë babai i futbollistit, Avdi Zeqiri, e ka konfirmuar diçka të tillë. Mes të tjerash, në një intervistë të dhënë për “Futbolli.info”, ai ka treguar se djali i tij është pajisur me pasaportë të Kosovës.

Sulmuesi është pjesë e Lausanne në Zvicër dhe këtë sezon ka shënuar 15 gola mes kampionatit dhe Kupës. Disa ditë më parë Zeqiri ndëshkoi skuadrën e Basel që e ka si objektiv transferimin e sulmuesit dardan, që ka luajtur edhe me Zvicrën U21.

Babi i Zeqirit ka theksuar se vendimi i djali të tij është përfundimtar dhe nuk do të joshet aspak nga Zvicra. Bernard Challandes ka qenë në stadium në sfidën e Kupës me Basel dhe e ka parë nga afër sulmuesin, i cili në verë me shumë mundësi do të ndryshojë edhe skuadër, veç përfaqësueses.

Më Shumë

Terrorizohen banorët e fshatit Ratkoc: Një person i vë flakën autoambulancës

Fshati Ratkoc i Rahovecit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka djegur një autoambulancë dhe ka tentuar t’u vë zjarrin...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit