8.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

“Mësimdhënësit janë të gatshëm t’i kompensojnë orët, por nuk po i lejon SBASHK’u”

Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, i ka quajtur të padrejta dhe të pabaza etiketimet e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj kryesisë së SBASHK.

Ai ka thënë se si ministri e kanë përmbushur kërkesën e SBAHK-ut për rritje të rrogave.

“Obligimi që kemi pasur për rritjen e pagave ka qenë i përgjithshëm. S’ka dallime se SBASHK-u mbron mësimdhënësit dhe ne shohim t’i ndëshkojmë. Edhe ne kemi qenë për rritjen e mirëqenies së mësimdhënësve dhe rrjedhimisht të cilësisë së arsimit. Rritja e rrogave ka ndodhur, kërkesa është plotësuar”, ka thënë Geci.

“SBASHK-u ka të drejtë të mbajë grevën, por nxënësit në anën tjetër kanë të drejtën që të mbajnë mësimin”.

Geci ka deklaruar në Info Magazine se Ministria e Arsimit ka obligim ligjor për marrjen e vendimit për orët e humbura gjatë grevës.

“Ka planprogram për orët. 15 ditë janë humbur orët. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka qenë objektiv në shumicën e kohës. Ai nuk mund të hyjë në mes të ministrisë dhe mësimdhënësve. Këta kanë shkuar aq larg sa t’i japin të drejtë dikujt që t’i akuzojë për anime politike”.

“Mësimdhënësit janë të gatshëm që t’i kompensojnë orët, nuk po i lejon SBASHK-u”, është shprehur Geci.

“Po e kontestohet vullneti i mësimdhënëse që t’i mbajnë orët që kanë qenë të parapara të mbahen nga fillimi i vitit shkollor”.

“Nuk dua të besoj se kjo është politike. Nuk besoj se sindikata është e politizuar”

Më Shumë

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

Lajmet e Fundit