Nait Hasani tregon se çfarë i tha vëllai i Jetmir Aliajt, i cili dyshohet se u vra nga një polic në kazino

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani në fjalimin e tij në seancën që është duke u mbajtur për ndalimin e lojërave të fatit, ka thënë që e ka një porosi nga vëllai i të vrarit në njërën nga kazinotë në Suharekë, njofton Gazeta Blic.

Ai tha që, polici i cili dyshohet të ketë vrarë Jetmir Aliajn, ishte i akuzuar për dhunime seksuale, dhe që poashtu ishte i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë në Prishtinë, dhe që prapë i ishin besuar armët.“Kam një porosi nga vëllai i Jetmir Aliajt, ai më treguar se si polici Shefki Spahiu ishte i akuzuar për dhunime seksuale, policia e ka kthyer prapë në punë.

Ai ishte edhe i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë në QKUK, dhe prapë është pranuar si polic dhe i është besuar arma. Po të ishte dënuar ai për dhunime seksuale nuk do të ndodhte vrasja, dhe një i sëmurë është lejuar të jetë pjesë e Policisë së Kosovës. Ky është problemi”, ka thënë Hasani, raporton Gazeta Blic.

Seanca për ndalimin e lojërave të fatit ka filluar rreth orës 16:00, shumica e deputetëve kanë thënë se të gjitha kazinotë duhet të mbyllën./Gazeta Blic./

/

 

 

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit