3.5 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Mësimdhënësit paguhen pavarësisht performancës së tyre

Nxenes14-03Vlerësimi i punës së mësimdhënësve të arsimit parauniversitar në nivel të Kosovës nuk është bërë asnjëherë që nga paslufta, shkruan sot Koha Ditore.

E pikërisht mësimdhënia cilësore apo performanca në punë kërkohet të jetë kriteri i parë mbi bazën e të cilit duhet të caktohet lartësia e pagës. Për këtë madje është hartuar edhe baza ligjore që përcakton kategorizimin e licencave të mësimdhënësve.

Por deri më tani mësimdhënësit parauniversitarë kanë kaluar vetëm kategorinë më të ulët të këtij lloji duke marrë licencën e karrierës, e cila jepet vetëm për faktin që ata janë të punësuar, përcjell koha.net. Marrjes së licencave të tjera ende nuk u janë nënshkruar mësimdhënësit parauniversitarë, ndonëse aktet ligjore që e rregullojnë këtë janë në fuqi që nga viti 2010.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mban mbledhje solemne për 17 Shkurtin

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen solemne kushtuar...

Xhoxhaj sonte synon të mbrojë për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU)

Ka nisur mbrëmja e madhe e boksit në Lahr të Gjermanisë. Duelit kryesorë mes boksierit kosovar Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhani, i paraprinë disa...

Lajmet e Fundit