Messi largohet nga Barcelona në fund të sezonit? Ja çfarë thotë Guardiola

Trajner i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth të ardhmes së yllit të Barcelonës, Lionel Messit, transmeton Insporti.

Tekniku katalunas i cili ditën e djeshme nënshkroi kontratë të re dy vjeçare me “Qytetarët” ka folur rreth të ardhmes së lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messit.

“Si fans i Barcelonës, unë dua që Messi ta përfundoj karrierën atje” – tha ai.

“Por e di që këtë vit ai do ta përfundoj kontratën e tij me klubin dhe nuk e di se çfarë ka në mendje” – u shpreh ai.

Image

Ditëve të fundit është folur shumë për lidhjen e një parakontratë të Messit me Manchester City-in.

Spekulimet u rritën së fundmi kur Messi u rikthye nga Argjentina dhe tha se është lodhur duke qenë fajtori kujdestar për gjithçka çfarë shkon keq në Barcelonë.

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit