Messi me shokë gati e shndërrojnë festën në tragjedi (VIDEO)

Kombëtarja e Argjentinës është kthyer në vendin e tyre, ku ishte organizuar një festë e madhe në  Buenos Aires.

Pavarësisht se ishte ora 3:30 e mëngjesit, rrugët e kryeqytetit argjentinas ishin të stërmbushura për t’i pritur kampionët e Botës.

Këta të fundit ishin duke kaluar pranë turmës me autobus të hapur, derisa ishin sipër tij.

Por, për një moment ata ishin afër që të pësonin një aksident, pasi kishin një pengesë përpara.

 

Megjithatë, ata ulën kokën dhe e vetmja gjë që pësoi, ishte kapela e Paredes që ra në tokë.

Kujtojmë që Argjentina e fitoi Kupën e Botës në Katar, duke e mposhtur Francën në finale.

Festa ishte e madhe që nga nata e shpallës kampion (18 dhjetor) dhe nuk është ndalur ende.

Ky sukses i kishte munguar Argjentinës që nga viti 1986 në kohën e Diego Armando Maradona-s.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit