15.5 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Meta mbetet në koalicion me PS-në, Ramën e këshillon të dorëhiqet

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kujtoi dorëheqjen e tij si kryeministër në vitin 2001, për t’i hapur rrugë Fatos Nanos që të merrte këtë post, duke sqaruar se gjithçka bëhej për shkak se e majta nuk mund të merrte Presidentin pavarësisht se kishte votat.

“Më vjen keq të kujtoj se më tha dikush ti thuaj se unë jap mandatin e Parlamentit se ti nuk je kryeministër. Është një analistë shumë i njohur dhe kritik edhe ndaj meje, edhe realisht dhe shpërthyes.

I thashë: E mban mend pse kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër pas zgjedhjeve të 2011? Ja tha kishe ato sherret me Nanon. Po, për çfarë e kishim sherrin? Sherri ishte ky; në ato zgjedhje mazhoranca mori 3-4 mandate më shumë se ç’duhej për zgjedhjen e Presidentit.

Nano në të drejtën e tij donte që të bëhej President. Ne kishim një rezolutë të Parlamentit Evropian që njohu legjitimitetin e mazhorancës qeverisëse, por nuk e njohu legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin. Nuk u shkel as ligji dhe as Kodi Zgjedhor, thjesht u bë një manovër në raundin e dytë në Dushk, prandaj ngeli Dushku edhe sot e kësaj dite. Të na falin qytetarët e Dushkit.

Ky ishte gjithë problemi i krizës. Në fund fare ishte që nuk mund të bëjmë një gjë që nuk i shërben vendit, pavarësisht se i shërben akomodimit të dy personave, njërit President e tjetrit kryeministër, edhe kryetari i PS-së edhe me letra edhe me garanci. I thashë Nanos se do ta zgjidhim siç kërkon BE. Kështu që i thashë bëhu kryeministër. President nuk bëhesh dot. Kemi bërë një faull dhe për këtë duhet të paguajmë gjobën” tha Meta. /Lapsi.al

Më Shumë

Komuna e Prizrenit vazhdon afatin për aplikim për projektin “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se është vazhduar afati për thirrjen publike për aplikim të fermerëve për...

Totaj: Qasja gjithëpërfshirëse do të shpërblehet me besim dhe votë të qytetarëve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse në proceset e vendimmarrjes dhe zhvillimit të qytetit, duke e cilësuar këtë...

Lajmet e Fundit