15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Michael Jackson rikthehet me “Xscape”, albumin më të ri

MichaelJackson6-22“Xscape” quhet albumi i ri i mbretit të Pop-it, Michael Jackson që pritet të publikohet me datë 13 maj të këtij viti. Në këtë projekt përfshihen tetë këngë të papublikuara më parë ndërsa si gjithmonë disku i ri do të dalë në treg nga kompania “Sony Epic”.

Këngët janë prodhuar mes Jackson në bashkëpunim me producentët e njohur Timberland, Rodney “Darkchild” Jerkins, Jerome “Jroc” Harmon, Stargate dhe John McClain, përpara se artisti i madh të shuhej në vitin 2009. Albumi “Xscape” është i shumë pritur për adhuruesit e Jackson, artisti që ka shitur më shume albume se çdo yll tjetër i muzikës kontemporane dhe ka frymëzuar shume artistë të mëdhenj në mbarë botën . Albumi i ri do të dalë në shitje në “iTunes” pak ditë përpara se “Xscape” të dalë në tregjet ndërkombëtare.

 

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Lajmet e Fundit