-2.2 C
Prizren
E shtunë, 22 Janar, 2022

Mijëra patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

5 mijë e 556 patentë-shoferë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti.

Kështu u bë e ditur në një përgjigje për Klankosova.tv nga ky institucion.

“5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”.

Këtu nuk mbaron e gjithë puna me shkelësit e rregullave të trafikut.

Organet e rendit një numër të madh të shoferëve i kanë ndëshkuar me pikë negative.

Janë gjithsejt 13 mijë e 532, drejtues të mjeteve motorike që janë dënuar me heqje të pikëve.

Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti, tha për Klankosova.tv mbetet të punohet akoma që secili kandidat që i nënshtrohet provimeve për leje të vozitjes ta marrë me meritë.

“Problematika ende qëndron te marrja e patentë-shoferit edhe pse janë marrë masa që leja për qarkullim të kalohet me meritë kemi akoma shumë për të bërë në lidhje me këtë”.

Ahmeti tha se këto masa të ndërmarra nga ana e policisë i sheh në favor të qytetarëve dhe shërbejnë për vetëdijësimin e shkelësve të ligjit.

“Po, jam pro gjobitjeve nga ana e policisë. Ne po tentojmë të krijojmë standarde evropiane. Masat e marra nga ana e policisë janë në te mirën e qytetarit e në vetëdijësimin e shkelësve të ligjit”.

Eksperti thotë se çdo herë në komunikacion njerëzit kanë qenë të rrezikuar.

“Po, gjithmonë kemi qenë të rrezikuar në komunikacion, do të jemi edhe më të rrezikuar. Mirëpo me masa preventive do t’ia dalim”.

E këto shifra alarmante po i konsideron sociologja Flaka Ymeri.

Ymeri tha për Klankosova.tv se aksidentet e sidomos ato me fatalitet mund të shkaktojnë trauma të mëdha tek njerëzit.

“Përveçse është një thyerje e rregullores së komunikacionit, në aspektin social është shumë shqetësuese duke parë se çfarë traumash mund të shkaktojnë aksidentet e sidomos ato me fatalitet, që po duket se janë në rritje. Duhet të ndërmerren kontrolle më të mëdha për ta mbikqyrur komunikacionin dhe për t’i parandaluar aksidentet”.

Ajo tha se njeriu është i prirë provojë gjëra të reja të shtyrë nga adrenalina.

“Njeriu është gjithmonë i prirë që të provojë gjëra të reja e sidomos nga disa persona që duan të provojnë adrenalina të ndryshme, e njëra nga to është edhe thyerja e rregullave në komunikacion siç janë: shpejtësia, thyerja e rregullave në semafor, gjë që njerëzit e bëjnë nga adrenalina. Nëse pyetet ky target grup përgjigja do të ishte: “Vetëm e provova” apo ” Isha me nxitim”.

Sociologja Flaka Ymeri, thekson se njerëzit po të mendonin se cilat do të ishin pasojat që do të mund të shkaktoheshin për vetën dhe të tjerët ata nuk do t’i shkelnin rregullat e trafikut.

Më Shumë

Rrokulliset një veturë tek “Qafa e Duhlës”, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore pas një vetaksidenti që ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, në magjistralen Shtime-Suharekë. Vozitësi e ka humbur...

Messi do të mbetet te PSG-ja

Lionel Messi do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini. Mediat spanjolle kanë raportuar se ylli argjentinas mund të largohet nga Parisi pasi nuk është i...

Përfundon gjykimi ndaj shefit të Zyrës së Prokurimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën janë dorëzuar me shkrim fjalët përfundimtare të palëve në gjykimin ndaj Isa Osmankaj i cili po akuzohet...

Southamptoni dëshiron ta transferojë Brojën

Southamptoni është duke biseduar me Chelsean për transferimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja, shkruan “The Guardian”. Broja 20-vjeçar është duke luajtur në Southampton këtë edicion....

37 fëmijë të infektuar në 24 orët e fundit me COVID në Kosovë

771 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Në statistikat...

Policët, të rrezikuar në punë dhe pa sigurim jetësor dhe shëndetësor

Policët sulmohen dhe lëndohen në punë por trajtimin duhet ta bëjnë me para të veta. Kurse, gjykata dhe prokuroria nuk po veprojnë fuqishëm dhe...

Në fund të betejës së gjatë ligjore, pasuria e Prince vlerësohet me 156.4 milionë dollarë

Pasuria e këngëtarit amerikan të ndjerë të popit Prince, emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson, përfshirë katalogun e tij të...

Vdes Kristë Dulaj

Ka ndërruar jetë punëtori i QKMF-së në Prizren, Kristë Dulaj Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. “Një humbje e...

Anaid Kaloti flet për parashutat në BBV

Në emisionin “Expuls” nga Ronaldo Sharka në “Ora News” mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar ish-fituesi i “Big Brother Albania” Anaid Kaloti. Ai është...

Poezi nga Ibrahim Rugova të botuara në ‘Rilindje’ kur ai ishte vetëm 18 vjeç

Ibrahim Rugova, intelektuali, politikani, akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar, qysh në rinin e tij spikati me talentin e tij edhe në të shkruar,...

Zhduken dy të mitura në Prizren

Dy meshkuj kosovarë në Prizren kanë njoftuar policinë se vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e...

Masat e reja kufizuese antiCOVID, komunat fajësojnë nivelin qendror për mosbashkëpunim

Ministria e Shëndetësisë sot pritet të shqyrtojë mundësinë për ndryshimin e masave antiCOVID, kjo pasi ditëve të fundit në vend është rritur numri i...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person ka vdekur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti jetonte vetëm dhe është gjetur nga të afërmit pa shenja jete. Në vendin...

Mbi 2 mijë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

40 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Lajme Gazeta Express 17/01/2022 7:28 Më 17 janari 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar 40...

ShSKUK: 33 pacientë janë me oksigjeno-terapi

43 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë janë të spitalizuar në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme. Po ashtu, në trajtim janë edhe 29...

Lajmet e Fundit