11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Millaku: Drejtorët në shëtitje, nxënësit theren me thika në shkollat e Prizrenit

Drita MillakuAsambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës, se po i keqpërdorë taksat e qytetarëve për shëtitje.

Sipas saj, Drejtoria e Arsimit në Prizren i ka dërguar në shëtitje në Shqipëri, pa arsye të gjithë drejtorët e shkollave.

“Së fundi, Drejtoria e Arsimit ka dërguar të gjithë drejtorët e shkollave, pa ndonjë arsye të veçantë”,tha Millaku.

Sipas saj, drejtorët e shkollave janë dërguar në shëtitje, ndërkaq që gjendja e sigurisë nëpër shkolla vazhdon të jetë shqetësuese.

“Nuk ekziston përkujdesja e mjaftueshme në sigurimin e shkollave, në të cilat pothuajse çdo ditë kemi rrahje e therje të nxënësve”.

“Rasti më i freskët i rrahjes së nxënësve ka ndodhur dje në Shkollën e Mjekësisë “Luciano Matroni” ku vetë drejtori i shkollës ka bërë presion tek nxënësit për të mos e denoncuar rastin në polici”.

“Në kushte të tilla, Drejtoria e Arsimit mendon për relaksimin e drejtorëve, sepse nuk iu ka mjaftuar pushimi 3 mujor gjatë verës”.

“Si duket Qeveria Komunale është e specializuar për organizimin e ekskursioneve në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme në Komunë. Një i tille është bërë edhe më datën 29 gusht ku punëtorët e Komunës janë dërguar në një pushim njëditor në Deçan”

“Skandalet dhe politikat që po i aplikon Drejtoria e Arsimit, tashmë sektorin e arsimit në Prizren e kanë sjellë në nivelin më të ulët se të viteve 90-ta”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Lajmet e Fundit