Millaku: Marrëveshja Thaçi-Mustafa në Prishtinë, po zbatohet edhe në Prizren

Drita MillakuKuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku ka akuzuar kolegët e saj të LDK-së së marrëveshjen e nënshkruar mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës në Prishtinë, po e zbatojnë edhe në Prizren.

Sipas saj,miratimi i të gjitha pikave në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, tregon se LDK nuk po mund t’i shmangët marrëveshjes së arritur me Hashim Thaçin në Prishtinë.

“Edhe një herë u pa qartë se asamblistët e LDK-së në Prizren, po përdorën si makina votuese në favor të PDK”, shkruan Millaku në Facebook.

“Miratimi i të gjitha pikave në seancën e fundit nga të gjithë asamblistët e LDK-së me përjashtim të M.M. tregon se kjo parti nuk mund t’ i shmangët marrëveshjes që në nëntor kanë bëre Mustafa e Thaçi, e sipas të gjitha gjasave në këtë marrëvshje është përfshirë edhe rasti Ramadan Muja”.

“Miratimi i planit urbanistik për “Lakuriqin Verior”, plan i cili ka pësuar ndryshime dhe nuk u ka përmbajë Planit Zhvillimor 2025 ,që për qytetin tonë do të ketë pasoja shumë të mëdha ,duke e betonizuar këtë tokë pjellore i ka qitë në pah interesat e ngushta të biznesmenëve asamblist të LDK-së”.

“Gjithashtu miratimi unanim pa VV për vendosjen e tabelave dhe reklamave në qytetin tonë, duke mos bërë asnjë analizë se sa shkelje dhe keqpërdorime janë bërë në menaxhimin e bilbordeve, na bënë me dije se sa ngushtë janë të lidhura interesat e këtyre dy partive, duke ia mundësuar amnistinë e keqpërdorimeve të pushtetit aktual, praktikë e cila tanimë po përdoret në asamblenë e Prishtinës”.

“Si duket asamblistët e LDK-se në Prizren nuk kanë imunitet dhe virusi është bartur nga Prishtina”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit