20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Millaku: Me PSD-në as që vjen në shprehje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka komentuar deklaratën e deputetit të PSD-së, Faton Topallit, i cili ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë e koalicionit me VV-në, shkruan Insajderi.

Millaku në bisedë telefonike me Insajderin ka thënë se koalicioni me Partinë Socialdemokrate as që vjen në shprehje.

“Faton Topalli këto qëndrime është dashtë me i mbajtë sa ka qenë në Vetëvendosje jo tash sa është në PSD. Këto qëndrime nuk vendosen individualisht, por qëndrimet sidomos për koalicione vendosen brenda strukturës së partisë”, ka thënë Millaku.

E pyetur për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor, Millaku i ka thënë Insajderit se sa i përket koalicionit me PSD-së, nuk vjen në shprehje.

“Përveç me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me subjektet e tjera nuk kemi diskutu”, ka shtuar deputetja Millaku.

E deputeti nga PSD, Faton Topalli, ka deklaruar se përpos PDK-së për të cilen kanë vija të kuqe, me VV-në apo partitë e tjera, nuk kanë vija të kuqe./Insajderi.com/

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit