Vokalisti i grupit “Rainbow” në Hardh Fest

Vokalisti Ronnie Romero i grupit “Rainbow”, tashmë një grup mjaft i njohur në botë, për herë të parë do të performojë në Kosovë, në kuadër të festivalit Hardh Fest.

Pas turneut të tij mjaft të suksesshëm nëpër Evropë, Romero së bashku me grupin e tij do të jetë pjesë e festivalit Hardh Fest 2019, i cili do të mbahet në Rahovec në datat 16, 17 dhe 18 gusht.

Poashtu, prej rock grupeve ndërkombëtare, grupi tjetër i famshëm që do të jetë pjesë e festivalit, është THE MOOG nga Hungaria.

Përveç Ronnie Romero dhe THE MOOG, skena e Hardh Fest-it këtë vit pasurohet edhe me prezencën e 3 Musketjerëve – Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.

E veçanta e Hardh Fest këtë vit është se DJ kryesor të secilës natë janë të gjitha vajza/gra – DJ Jehonë nga Kosova, Amer Doux nga Shqipëria dhe Ana Malo nga Maqedonia e Veriut.

Një got’ për mot, është slogani i këtij edicioni të Hardh Festit. / KultPlus.com

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit