14 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Millaku shpall kandidaturën për Prizrenin, Dega e VV-së s’ka informacione, Haskuka e zyra qendrore heshtin

Deputetja Drita Millaku dje publikisht ka treguar se synon të garojë për kryetare të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. Megjithatë për këtë vendim të saj nuk janë në dijeni Dega e VV-së në Prizren që drejtohet deputeti Artan Abrashi. Në dijeni si duket nuk ishte as kryetari aktual dhe bashkëpartiaku i saj Mytaher Haskuka. Se a kandidoi me vetiniciativë apo me mbështetje të partisë nuk e konfirmoi as vetë Millaku. Të heshtur lidhur me këtë janë edhe në Selinë Qendrore të VV-së në Prishtinë.

“E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonis, kulturës e traditës së këtij qyteti historik”.

Me këto fjalë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje , Drita Millaku, nis njoftimin e saj ku tregon se do të kandidojë për kryetare të Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

E nëse i jepet mundësia që ajo të jetë e zgjedhura e VV-së për Prizrenin, Millaku e dha fjalën dhe besën që do t’i shërbejë me ndershmëri të gjithë prizrenasve pa dallim rajoni, kombësie dhe feje.

“Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit. E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonis, kulturës e traditës së këtij qyteti historik. Nëse më jepet mundësia të garojë si kandidate e Levizjes e jap fjalën dhe besën se me tërë qenien time do ti përkushtohem punës për ti shërbyer me ndershmëri të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim rajoni, kombësie dhe feje”, ka shkruar ajo dje në një postim në “Facebook”.

Por për një synim të tillë të Millakut, nuk janë në dijeni Dega e VV-së në Prizren.

Kryetari i Degës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi, ka thënë për Express se zyrtarisht nuk kanë hapur ndonjë afat për të shpallur kandidaturën për kryetar komune.

Ai pohoi se kandidimin e Millakut për kryetare e ka parë si gjithë të tjerët.

“Edhe unë si ju e pash atë lajm për kandidim por diçka zyrtare ende nuk ka. Nuk e di nëse ka kandidatë të tjerë, por tash sa më shumë që i afrohemi zgjedhjeve dhe besoj që do e shohim më mirë. Është herët me fol për ta”, ka thënë ai për Express.

Ai deklaroi se javën e ardhshme kjo çështje do të qartësohet edhe në nivel të Degës.

“Ne zyrtarisht nuk e kemi ndonjë afat të hapur për kandidatura proceduralisht. Është mirë me bisedu me të sepse është në të drejtën e secilit kandidimi. Dega për momentin nuk është se ka pasur një diskutim për sa i përket zgjedhjeve lokale. Është në të drejtën e kandidatëve tanë pasi që veç jemi duke hyrë në zgjedhjet lokale. Javën tjetër do ta qartësojmë këtë çështje”, ka thënë ai për Gazetën.

Më tutje Abrashi pohoi se nuk ka informacione nëse ka edhe pretendentë të tjerë nga LVV-ja për kryetar të Prizrenit.

Express gjithashtu gjatë tërë ditës ka provuar që të kontaktojë me deputeten Millaku dhe me Selinë Qendrore të VV-së në Prishtinë, por të njëjtit nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe pyetjeve të Gazetës Express.

Për Express nuk ka folur as kryetari i komunës së Prizrenit që vjen nga LVV-ja.

Megjithatë për këtë çështje Haskuka sot u pyet gjatë një konference për media të mbajtur në Prizren.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve që të marrin një qëndrim nga Haskuka, i cili është pretendent edhe për një mandat të dytë në Prizren, i njëjti nuk është përgjigjur me arsyetimin se kjo nuk është temë e konferencës.

LVV-ja ka udhëhequr me Prizrenin në këto katër vitet e fundit. E kur Haskukës po i afrohet fundi i mandatit, kanë dalë në shesh edhe përplasjet e mosjaptimet që ky i fundit ka me asamblistët e VV’së atje. Haskuka s’fundi ka akuzuar ata për bashkëpunim me PDK’në e LDK’në, derisa Karanfil Haxhillari, asamblist i VV’së në Prizren, i ka reaguar Haskukës duke e akuzuar se ka injoruar deputetët e VV’së në Asamblenë e Prizrenit. Madje ishte paralajmëruar se kjo çështje do të diskutohet edhe në organet e partisë. /GazetaExpress/

 

Më Shumë

Orë policore, mbyllet gastronomia – hyjnë në fuqi masat e reja Anti Covid

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid të cilat do të jenë në fuqi nga sot deri më 18 prill. Kufizimi i lëvizjes...

I dyshuari në Suharekë arratiset gjatë shoqërimit nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar ka arritur të arratiset gjatë shoqërimit të tij nga policia. Rasti ka ndodhur...

Kanos ish-bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Rahovec. Me...

A do ta prishë agjërimin e Ramazanit, vaksina për Covid-19?

Ekziston një konsensus shkencor në të gjithë botën se vaksinimi gjatë agjërimit nuk e komprometon agjërimin në muajin e Ramazanit. Ndërsa muaji i Ramazanit fillon...

Prizren: Grumbull i qytetarëve pa distancë (FOTO)

Një numër i madh i qytetarëve në Prizren kanë dalë për ta kaluar kohën e tyre të lirë. Në mungesë të qëndrimit në kafiteri dhe...

Xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan

Ramazanin që po vjen besimtarët myslimanë në Kosovë do të kenë mundësi t’i falin namazet në xhami. Madje edhe teravitë. Objektet fetare islame sivjet nuk...

FFK-ja përkrah Challandesin, por s’ia garanton gjatë vendin në stolin e Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është përballur me kritika të ashpra nga ata që e përcjellin futbollin në Kosovë. Kritikat në adresë...

Botohet romani që i kushtohet aktores Leze Qena

Me rastin e njëvjetorit te? vdekjes se? aktores se? njohur Leze Qena, shkrimtari Vilson Culaj ka botuar roman, “Dashuri te? paprekura”. Ky roman biografik paraqet...

Bideni anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

Presidenti Joe Biden anuloi fondet për ndërtimin e murit në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës, në buxhetin e zhvilluar për vitin 2022, përfshirë ato të...

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Sot ka vdekur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti. I njeri ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për...

Yllza Hoti zëvendëson Vjosa Osmanin në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar zëvendësimin e Vjosa Osmanit me Yllza Hotin e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në Kuvendin e Kosovës. Pas zgjedhjes...

Në Spitalin e Prizrenit, trajtohen 113 pacientë

Sipas raportit të punës, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 911 pacientë. Nga kjo shifër, 750 raste janë të...

Ozil feston fitoren e Realit në “El Clasico”

Ish- mesfushori i Real Madrid, Mesut Ozil nuk e ka harruar ish- klubin, dhe madje e ka përkrahur Real Madridin në rrugën drejt titullit,...

Nagavci: Mësimi sot filloi pa pengesa, për javën e ardhshme do të vendoset sipas rekomandimeve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se në këtë formë të mësimit do të vazhdohet këtë javë,...

Osmani: Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se instrumentet e muzikës si okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Ajo ka...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Karashëngjergj të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Viktima është gjetur nga një familjar...

Lajmet e Fundit