11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Policit kufitar ia ofroi 50 euro, Gjykata e Prizrenit merr vendim për të

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditësh, ndaj të pandehurit E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”.

“ I pandehuri E.R., në mënyrë të drejtpërdrejt i jep dhuratë të paarsyeshme personit zyrtar, në mënyrë që ai person të mos veproj në pajtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që më datë 06 prill, në orët e pasdite, duke kaluar si pasagjer me automjet në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë, në Vërmicë, pasi ndalohet automjeti në fjalë nga zyrtari policor, i pandehuri E.R., në lejen e qarkullimit të automjetit të tij e kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, dhe kur është pyetur se pse është kartëmonedha e vendosur aty, në atë moment ka reaguar duke i thënë se : “këto të holla i kam futur unë për ju, për arsye se kam ndalesë hyrje në Kosovë dhe për të më mundësuar të kaloj kufirin”, njofton policia,

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit