9.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Ministri Agani vizitoi Suharekën

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vazhduar vizitat nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të koordinimit të projektet të cilat lidhen me planifikimin hapësinor dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në vazhdën e këtyre vizitave ministri Agani, i shoqëruar nga zëvendësministri Mendim Rugova, ka vizituar sot Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari Sali Asllanaj. E ku u potencua nevoja e zbatimit të legjislacionit në fuqi, veçanërisht kur janë në pyetje lejet mjedisore komunale dhe tani zbatimi i Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Ministri Agani u zotua se do të vazhdojë këtë bashkëpunim në mënyrë sistematike, duke mbështetur projekte konkrete në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, por edhe thellimin dhe koordinimin e aktiviteteve.

Agani vkerësoi punën e autoriteteve komunale të Suharekës, sa i përket kujdesit ndaj çështjeve mjedisore dhe të planifikimit hapësinor. Duke shtuar se me një bashkëpunim të nivelit qendror me Komunën këto rezultate duhet të avancohen edhe më tutje.

Edhe kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, e vlerësoi të dobishëm këtë takim për adresimin e problemeve mjedisore, duke falenderuar ministrin Agani për përkushtimin e treguar ndaj nivelit lokal, me theks të veçantë për adresimin e problemeve që mbulon dikasteri që ai drejton. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Çikat e Bashkimit dominojnë ndaj Pejës 03 në finalen e tretë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës 03 me rezultat 91:67, në ndeshjen e tretë të finales së Play-Off-it në Superligën e Femrave, raporton...

Lajmet e Fundit