Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar punimet e realizuara në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, duke theksuar rëndësinë e investimit dhe përkushtimin për zhvillimin e infrastrukturës kulturore.
Në një postim në rrjetet sociale, Çeku krahasoi gjendjen e objektit para dhe pas restaurimit, duke e quajtur këtë investim si një shembull të trajtimit serioz të infrastrukturës kulturore.
“Si e gjetëm dhe si është sot. Me këtë seriozitet infrastruktura kulturore nuk është trajtuar asnjëherë më parë,” shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.
Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” është përuruar në shtator të këtij viti, pas një investimi prej 3.8 milionë eurosh.
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit