Ministri i Sportit: Dy javët e ardhshme vendimtare, ja plani për Serie A

Kampionati në Itali vazhdon të jetë i pezulluar për shkak të Coronavirusit. Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, shpreson se do të jetë 4 maji data e rifillimit të stërvitjeve. Ndërkohë Seria A parashikohet të fillojë në fund të muajit tjetër.

”Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar gjendjen se ku jemi. Vetëm duke parë kurbën e rasteve të reja, do të jemi në gjendje të përcaktojmë se si dhe kur do të rifillojnë aktivitet sportive”, deklaron italiani.

”Shpresoj shumë tek data 4 maj. Dua shumë ta besoj se gjithçka të jetë si më parë, por fillimisht seancat stërvitore do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Në këto momente parësore është shëndeti dhe siguria e qytetarëve”, mbyll ministri.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit