Ministri ka një lajm për pensionistët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka folur rreth pensioneve dhe problemet që qytetarët po hasin për t’i marrë ato.

Ai është pyetur edhe për ndalimin e punës së një zyre në Lipjan, ku qytetarët janë paraqitur për të vazhduar pensionin, por kjo zyre ka qenë jashtë funksionit pasi që zyrtari i saj ka qenë në pushim.

“Në rast se kemi pasur ndonjë rast me Covid-19 apo dyshime për infektim, ne kemi reduktuar punën tonë në maksimum. Deri më tani, pensionistët nuk kanë pasur nevojë që të paraqiten fare shkaku i pandemisë, por do ta marr vesh edhe për zyrën në Lipjan se si është puna, sepse besoj që duhet të jetë ndonjë zyrtar tjetër aty”, ka thënë Reçica, transmeton Portali.info.

Ministri ka theksuar se edhe pse mund të ketë probleme dhe vonesa, asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes, duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit