30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ministri Kujtim Gashi i shpreh ngushëllime familjes për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi përmes një komunikate për media i ka shprehur ngushëllime familjes pas vdekjes së regjisores Arzana Kraja.

Telegrami i ngushëllimit

Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurës suaj, Arzanës, regjisores tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh. Arzana u nda nga kjo jetë në moshë të re, por veprat që la pas janë të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne.

Zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër. Me kontributin e saj, Arzana e ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e artit e të kulturës.

Me punën e saj ka bërë që të ajo të jetë e vlerësuar dhe që ka vënë në lëvizje dhe ka nxitur të gjithë përreth saj që të punojnë sa më me vullnet. Me entuziazmin e saj, Arzana do të na sillte edhe vepra tjera përplot vlera por na iku nga kjo jetë para kohe.

Ndarja e hershme e Arzana Krajës është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës.Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Arzana Krajës

Më Shumë

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Lajmet e Fundit