30.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Ministri Kujtim Gashi vizitoi Kalanë e Korishës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi vizituan Kalanë e Korishës, ku po zhvillohen punimet arkeologjike.

Gjatë kësaj vizite ministri Gashi tha se është në këtë lokalitet që t’i sheh nga afër punimet restauruese dhe konservuese në investimin e përbashkët të Ministrisë dhe Komunës

“Jam këtu për ta konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e Ministrisë për projektet e këtilla. Në koordinim më Komunën e Prizrenit do të ndajmë mjete shtesë sepse këtu është bërë një punë e shkëlqyeshme” tha ministri Gashi.

Ministri Gashi i falënderoi arkeologët për punën e bërë dhe nënkryetarin e Komunës së Prizrenit që vazhdimisht ka qenë drejtpërdrejt I angazhuar në këtë projekt ndërsa njoftoi se Ministria ka ndarë 50 mijë euro të tjera që të vazhdojnë gërmimet në këtë lokalitet.

“Bashkë me komunën e Prizrenit do të krijojmë një ambient një ambient turistikë sepse ky lokalitet po kthehet në një atraksion turistik” u shpreh Gashi.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi, tha se gërmimet arkeologjike në këtë lokalitet kanë filluar vitin e kaluar, ndërsa shtoi se ministri Gashi është njoftuar nga afër me punimet që janë zhvilluar.

“Gërmimet kanë filluar në vitin e kaluar dhe jemi në fazën e parë, bashkë me Institutin Arkeologjik. Ministri na premtoi se do ta mbështet edhe në vazhdim këtë projekt kapital për trashëgiminë kulturore jo vetëm të Prizrenit por të gjithë Kosovës. Është një projekt kapital, shumë i rëndësishëm dhe do të jetë një prej pikave hulumtuese shkencore por dhe të turizmit, tha Kabashi.

Arkeologu Pleurat Kabashi tha se Kalaja e Korishës është një prej Kalave të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme.

“Në bazë të e gjetjeve fazat e para të fillimit të jetesë datojnë nga shekulli i pestë i erës sonë dhe përfundojnë me dyndjet e sllavëve në shekullin 7. Ka gjetje që nga objektet fortifikuese objektet banuese, kisha e shekullit 5, kemi monedha armë heshta dhe objekte te jetës së përditshme nga qeramike etj” tha ai/Gazetaere.com/

Me mjet të mprehtë shpoi gomat e katër veturave, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar ka arrestuar një person pasi ka shpuar me mjetë të mprehtë gomat e katër veturave të parkuara. Rasti ka ndodhur...

“Askush nuk mund ta kopjojë Messin”, thotë bashkëlojtari i tij

Futbollisti Robert Taylor të cilit i është kërkuar të jetë shembull në ekipin e tij, Inter Miami pasi Lionel Messit do t’i jepet një...

Lajmet e Fundit