10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Ministri serb: Reciprociteti më i keq sesa taksa, do të ketë zero tregti me Kosovën

Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se aplikimi i reciprocitet, të paralajmëruar nga Kosova, është më i keq sesa taksa prej 100 për qind.

Ministri serb, duke folur për qarkullimin e mallrave, pas heqjes së taksës më 1 prill, tha se “disa mallra kanë shkuar, ndonëse në sasi të papërfillshme, megjithatë ato shkuan. Mirëpo, nëse aplikohet reciprociteti siç është paralajmëruar – që në të gjitha faturat duhet të deklarohet se dërgohet në Republikën e Kosovës – ato mallra nuk do të shkojnë, sepse autoritetet tona doganore nuk mund të t’i njohin këto dokumente “, tha Lajiq për televizionin publik serb, përcjell Telegrafi.

Ai tha se atëherë “tregtia do të jetë zero”.

Lajiq tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka kuptim vetëm atëherë kur të hiqen plotësisht taksat dhe të kthehet gjendja që ishte para 21 nëntorit 2018. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lajmin për Arbresh.info...

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Lajmet e Fundit