Ministri Vitia u bën thirrje për vaksinim ndaj COVID, fëmijëve 12-15 vjeç me probleme shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë Kurti.

Ai gjatë inaugurimit të Spitalit për Fëmijë në QKUK, u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër virusit Covid-19, përcjell Klankosova.tv.

”U bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje prindërve të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe grave shtatzëna të vaksinohen, sepse kjo është rrugë e duhur për t’u mbrojtur nga virusi dhe për të frenuar përhapjen e mëtejmë të tij”.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit