11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Ministria do të bëjë monografi për Nexhmije Pagarushën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot këngëtaren Nexhmije Pagarusha.
Pas propozimit të ministrit Gashi, Qeveria e Kosovës muajin e kaluar mori vendim që këngëtares Nexhmije Pagarusha t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Këtë vendim ministri Gashi ia dorëzoi sot këngëtares Nexhmije Pagarusha gjatë vizitës që i bëri në banesën e saj.

Me këtë rast, ministri Gashi shprehu falënderim të veçantë për këngëtaren Pagarusha duke thënë se “bilbili i këngës shqipe” Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare.

Po ashtu ai njoftoi se nga muaji i kaluar Pagarushës kanë filluar t’i transferohen mjetet në baza mujore.

Ministri u zotua që do të vazhdojë të ndihmojë krijimtarinë e saj artistike duke ia bërë monografinë dhe njëkohësisht edhe kompleksin në Pagarushë, pikërisht afër shtëpisë së saj.

Ndërkaq, këngëtarja Nexhmije Pagarusha falënderoi ministrin për kujdesin e tij në vazhdimësi ndaj saj dhe për iniciativën e marrë për mbështetje financiare.

Më Shumë

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Lajmet e Fundit