14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Ministria e Arsimit degradon AUK-un në kolegj

I njohur deri tani si Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK), dhe i vetmi universitet privat në vend, më nuk do të mund ta bartë këtë titull, pasi që Ministria e Arsimit e ka degraduar atë për dy shkallë, duke ia vënë statutin e kolegjit, shkruan sot Koha Ditore.

Ky titull i vënë AUK-ut, përfundimisht është sqaruar me një vendim mbi licencimin e tij të marrë në fund të muajit mars nga Ministria e Arsimit.

Në këtë vendim, një kopje të të cilit e ka edhe “Koha Ditore”, shihet se AUK-u i deritashëm është licencuar vetëm për studime të nivelit bachelor, dhe atë në kohëzgjatje prej vetëm një viti akademik.

Aktet ligjore për arsimin e lartë në Kosovë njohin bartës privatë të këtij niveli që nga shkalla e universitetit, ku duhet të ofrohen studime të doktoraturës në së paku pesë fusha studimi me të diplomuar në to, pastaj kolegj universitar, ku ofrohen studime të doktoratës në së paku 3 fusha të studimeve me të diplomuar në to, dhe tek pastaj vjen grada si kolegj, ku tashmë është ranguar AUK-u. /Koha Ditore/

Më Shumë

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Lajmet e Fundit