34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ministria e gatshme për korrigjim vendimesh në raport me Prizrenin

Drejtues të Komunës së Prizrenit do ta njoftojnë lidershipin politik të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për disa raste në të cilat konsiderojnë se niveli qendror ka vendosur në kundërshtim me dispozitat ligjore. Ndërsa udhëheqja aktuale e MMPH-së ka theksuar se janë të gatshëm që t’i shikojnë ato dhe në rast se konstatohen lëshime, atëherë edhe të marrin veprime për t’i korrigjuar.

Pak javë më parë organet komunale të Prizrenit u patën bërë thirrje organeve të drejtësisë që të nisnin hetimet ndaj Zyrës ligjore në MMPH, “për ndërhyrje në vendimet e Komunës, që lënë për të dyshuar se ato ishin vendime interesi”, shkruan sot “Koha Ditore”.

me këtë çështje ushtruesi i detyrës i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka theksuar se rishtazi e ka marrë drejtimin e ministrisë dhe se nuk ka informata më specifike për këto shqetësime. “Por edhe unë e ftoj hetuesinë që ta hetojë Zyrën ligjore të MMPH-së, kabinetin e ministrit dhe çdo zyrtar e çdo zyre brenda ministrisë. Nuk do të lejojmë që për teket e askujt t’i mohohet e drejta qoftë një komune apo një qytetari që ka kërkuar një të drejtë në MMPH. Nuk do ta amnistoj asnjë person derisa e drejtoj këtë ministri”, ka thënë Matoshi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se në takimin e parë me Matoshin diskutimi është përqendruar në projektet e përbashkëta dhe se problemet lidhur me ndërhyrjet e dyshimta të MMPH-së në vendimet e Komunës do të shqyrtohen në ditët në vijim..

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Lajmet e Fundit