3.1 C
Prizren
E martë, 21 Janar, 2025

Ministria e Sportit do të investojë në ndërtimin e pishinave për notarët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës, të udhëhequr nga Kryetari i kësaj federate, Imer Rama.

Në takim u bisedua për infrastrukturën fizike për sportin e notit dhe plotësimin e saj nëpër qendrat e ndryshme të Kosovës. Konkretisht, u diskutua për fillimin e investimeve që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm. Në këtë drejtim, ministri Gashi u zotua se do të fusë në plan ndërtimin e disa pishina gjysmë-olimpike për vitin 2019.

Kryetari Rama e informoi ndër të tjera edhe për aktivitetet që organizon Federata e Notit si dhe sukseset që kanë arritur notarët. Ai mirëpriti zotimin e ministrit për investimet që ka në plan MKRS-ja të realizojë. Rama e konsideroi se përmes këtyre projekteve interesimi për sportin e notit do të rritet.

Nga ana e tij, ministri Gashi falënderoi drejtuesit e FNK-së për informacionet dhe nevojat e shfaqura. Ministri u shpreh se do të bëjë maksimumin që notarët e Kosovës të kenë hapësirat e nevojshme për të realizuar aktivitetet dhe garat e tyre.

Gjithashtu, ministri u shpreh se me investimet që do të bëjë MKRS-ja në vitin e ardhshëm do të ndikohet edhe në edukimin e qytetarëve për notin dhe të reduktohen rastet kur si pasojë e mospërvetësimit dhe edukimit të duhur për notin humbasin edhe jetën e tyre.

Më Shumë

3 milionë euro dëme, Kelmendi reagon pas djegies së ETC-së në Suharekë, “kam disa pikëpyetje”

Pronari i rrjetit të marketeve, ETC, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas djegies së objektit të ETC-së në Suharekë. Kelmendi në një postim në Facebook, ka...

Haradinaj në Suharekë: Numri 137 e shkurton rrugën drejt NATO-s

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubim në Suharekë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë tubim tha se siguria në...

Lajmet e Fundit