Ministrja Dumoshi tregon se kur do jetë gati përfundimisht shtatorja e Fadil Vokrrit

Më 9 qershor, në dy vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar dhe ish Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, shtë zbuluar buceta fituese e shtatores së Vokrrit.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucetës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.

Shtatorja do të kushtojë 49 mijë euro, kurse për lokacionin pritet të vendoset nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës. Shtatorja do të jetë tre metra e gjatë.

Ministjra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në seancën që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se i gjithë projekti, përfshirë edhe parku memorial do përfundojë në fund të muajit tetor.

Ndryshe, Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018 në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ai ishte President i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ishte një nga më meritorët për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit