MINUSI I JAVËS NË MALISHEVË: Misteri i ngordhjes së peshqve

 

Autoritetet e Komunës së Malishevës janë në pritje të përfundimit të hulumtimeve nga institucionet përgjegjëse lidhur me rastin e ngordhjes së peshqve në Mirushë.

Deri më tani, kanë pranuar një përgjigje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, me ç’rast janë njoftuar se shkaku i ngordhjes së peshqve nuk mund të përcaktohet në laboratorët e kësaj agjencie.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kthyer përgjigje dhe ka thënë se në laboratorët e tyre nuk munden me përcaktu shkakun e ngordhjes së peshqve”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Zyrës për Informim të Komunës së Malishevës.

Zyrtarët e kësaj komune kanë theksuar se janë në pritje edhe të shkresës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Ministria e Mjedisit ende nuk i ka kthyer rezultatet e analizave të ujit”, ka bërë të ditur Zyra komunale për informim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit