7.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

MINUSI I JAVËS NË PRIZREN : Kuvendi ende pa komisione ndihmëse, nuk u propozua as në seancën e fundit

Kuvendi i Komunës së Prizrenit nuk ka themeluar komisione shtesë për mbikëqyrjen e punës së drejtorive të ekzekutivit komunal.

Thirrjet për krijimin e komiteteve, komisioneve apo trupave punuese jo-obliguese nuk kanë munguar në seancat e KK-së, me arsyetimin se ato mundësojnë kontrollin e ndërlidhjen më të mirë me punën e ekzekutivit.

Madje në seancën e mbajtur në fund të marsit, kjo çështje ishte paraparë që të shqyrtohej nga KK-ja, por gjatë caktimit të agjendës me pajtimin e shefave të grupeve të këshilltarëve ishte hequr nga rendi i ditës dhe ishte shtyrë për mbledhjen e radhës së KK-së.

Në seancën e fundit të KK-së, që u mbajt të enjtën e kësaj jave, në rend dite nuk figuroi propozim-vendimi për themelimin e komiteteve, komisioneve dhe trupave punuese jo-obliguese të Kuvendit të Komunës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit