8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mirëpritet themelimi i Gjykatës Speciale

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përfaqësitë e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së, kanë mirëpritur miratimin e amendamentit kushtetues dhe ligjit të nevojshëm për themelimin e Dhomave të Specializuara.

Përmes një deklarate të përbashkët kanë vlerësuar se themelimi i kësaj gjykate ishte një hap i rëndësishëm në rrugën euroatlantike të Kosovës.

“Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi kanë demonstruar përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhomat e Specializuara janë instrument jetik për vendosjen e drejtësisë lidhur me pretendimet për krimet e supozuara gjatë konfliktit në Kosovë. Themelimi i tyre do të forcojë parimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe vendet tona do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës në këtë fushë. Duke u ballafaquar me të kaluarën e saj dhe duke siguruar drejtësi për viktimat, Kosova mund të arrijë pajtimin dhe të ndërtojë të ardhme më të mirë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Lajmet e Fundit