2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Mjekësia nis divorcin me UP-në

UP-rektoratiFakulteti i Mjekësisë nuk do që të jetë nën kupolën e Universitetit të Prishtinës (UP). Do që të jetë universitet më vete, shkruan sot Koha Ditore.

Të martën pasdite në Ministrinë e Arsimit është deponuar dhe protokolluar kërkesa për themelimin e Universitetit të Shkencave Mjekësore (UShM), së cilës i janë bashkëngjitur firmat e 189 mësimdhënësve të njësisë akademike që diplomon mantelbardhët. Iniciativa mbështetet nga organi më i lartë i Fakultetit – Këshilli.

Ndërkaq është finalizuar edhe një elaborat 51-faqesh, që e arsyeton nevojën për ndarje nga UP-ja.

Në kërkesën adresuar ministrit Arsim Bajrami, mësimdhënësit kanë shprehur nevojën që ndarja të ndodhë sa më shpejt.

Më Shumë

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit