8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mjekët po ikin!

Rreth 1000 qytetarë nga Kosova vetëm gjatë këtij viti kanë ndjekur kursin e gjuhës gjermane në institutin “Gëte” në Prishtinë, shumica prej tyre mjekë dhe infermierë, të cilët kanë vendosur që të largohen nga vendi dhe të punësohen në Gjermani, ku vlerësojnë se kanë perspektivë më të madhe.

Annamaria Farkas-Mecinaj, drejtoreshë e institutit “Gëte”, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se ky Institut që nga viti 2012 ua mundëson të interesuarve ndjekjen e kursit të gjuhës gjermane, ku ofron kurse të nivelit prej A1 deri në C1.

Sipas saj, gjatë vitit 2016 kurset e tilla i kishin ndjekur rreth 1200 vetë, ku interesimi më i madh është nga gjeneratat e reja, kryesisht mjekë dhe infermierë, të cilët po kërkojnë mundësi punësimi në Gjermani.

“Shumë kandidatë që i ndjekin kurset e gjuhës gjermane kanë qëllim bashkimin familjar, por kemi shumë mjekë dhe infermierë nga Kosova që po kërkojnë mundësi punësimi në Gjermani”, shprehet Farkas-Mecinaj.

Më Shumë

Bashkimi dhe Peja 03 ndeshen sot në finalen e tretë për titull kampioni

Sot zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale për titull kampioni në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku përballen Bashkimi dhe Peja...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit