Mjekja Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet si u.d. e drejtoreshës në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konfirmuar dorëheqjen e ud.drejtoreshës së deritanishme të këitj institucioni Pranvera Zejnullahu-Racit. Nga SHSKUK kanë bërë të ditur se kanë emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”, thuhet tutje.

E drejtoresha e dorëhequr Pranvera Zejnullahu-Raci u emërua në pozitën e ushtrueses së detytës së SHSKUK-së në gusht të këtij viti.

Në mandatin e saj si ud.drejtoreshë ndodhi një skandal në QKUK. Aty u vra me plumba një grua shtatëzënë para klinikës së Gjinekologjisë. Si rrjedhojë dorëheqjen e Zejnullahu-Racit pas këtij skandali e kishin kërkuar nga shoqria civile.

Ajo ishte emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-drejtorit Valbon Krasniqi para gjashtë muajsh..

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit