11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Mjekja që e la Kosovën: Pagat në Gjermani janë dhjetëfishi i rrogës atje

Neurologia Valdete Halabaku ka braktisur Kosovën për një jetë më të mirë duke shkuar në Gjermani, ku edhe ushtron profesionin si neurologe.

Ajo thotë se nuk e ka pasur të lehtë ta lëshojë vendin por që sipas saj në Kosovë specialistët pas gjithë atij shkollimi trajtohen pa dinjitet.

“Kam përfunduar specializimin dhe tashmë jam zëvendës shefe në një klinikë të madhe të neurologjisë. Kur arrin në një pozitë të tillë edhe paga është e madhe”, tha ajo në Kanal 10.

Ajo ka thënë se pagat në Gjermani janë të pakrahasueshme me Kosovën.

“Po më vjen keq që më duhet të flas për këto shifra. Nuk mund të krahasohet paga 600 euro që merr në Kosovë me dhjetëfishin e saj që marrim në Gjermani. Pra 600 me 6,000 janë të pakrahasueshme”.

Ajo ka thënë se në Gjermani sigurisht se shpenzimet janë më të larta, por ka një siguri edhe për fëmijët.

Më Shumë

Subvencionet e papranuara për energji për dhjetor e janar merren nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se, duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët që nuk kanë përfituar subvencionet...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit