Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

IHK njofton se në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /Telegrafi/