11.1 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Mjeku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Halil Cikaj- sinonim i suksesit

I ka të freskëta kujtimet e fillimit të karrierës. Helmimi i të rinjve shqiptarë në vitin 1990, si dhe shërimi i qindra civilëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së, mbeten periudhat e paharruara në karrierën e tij.

Pas përfundimit të luftës, veçon angazhimin në TMK.

Në fundvit, është shpallë mjeku më i mirë i Kirurgjisë  për vitin 2016.

Dr. Halil Cikaj, specialist i ORL-së në Spitalin e Prizrenit, ndjehet krenar për vlerësimin që ka marrë nga kolegët.

Thotë se askush më mirë se kolegët nuk mund të vlerësojnë punën e tij.

“Kolegëve u jam mirënjohës për këtë vlerësim”, shprehet Cikaj për “PrizrenPress”.

Ai, premton se do të vazhdojë të punojë për shëndetin e pacientëve.

“Misioni i mjekut është pacienti, prandaj e kemi obligim profesional që të kujdesemi për shëndetin e tyre”, shprehet ai.

Cikaj thotë se deri në arritjen e këtij suksesi, ka kapërcyer shumë sfida.

Ai, në një intervistë për “PrizrenPress”, tregon se karriera e tij, si mjek ka filluar në kohën e helmimeve të të rinjve shqiptarë.

“Helmimet e të rinjve shqiptarë të gjithë studentëve na kanë gjetur në orët e fundit në lokalet e Fakultetit. U mobilizuam nën udhëzimet e prof. Sali Ahmetit. Filluan të vinin të rinj të helmuar nga e gjithë Kosova. Të gjithë studentët dhe personeli mjekësor i Universitetit ishte në këmbë”, kujton Cikaj.

Dr. Halil Cikaj u lind 1963 në fshatin Gjonaj të Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ai ka qenë nxënës dhe student i dalluar.

Si student Cikaj, ishte angazhuar edhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me Anton Çettën

“Ishim shumë studentë të Hasit. Për 3 muaj lëvizëm në çdo shtëpi në Has, ku kishte hasmëri dhe ngatërresa”, tregon ai.

Dr. Cikaj, si mjek ka qenë i angazhuar edhe në “Nënë Terezë” .

“Këtu kam punuar dy vjet”, tregon ai.

Gjatë luftës, ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ai në këtë periudhë ka shëruar qindra civil dhe ushtarë të UÇK-së në Has.

“Kam qenë pjesë e Brigadës 126-Hasi. Komandanti i im ka qenë dëshmori Zenun Çoçaj”.

Cikaj kujton momentin me të rëndë të luftës.

“Momenti më i rëndë ka qenë “larja” e duarve me gjakun e dëshmorëve”.

Cikaj kujton rënien e dëshmorit Zenun Çoçaj.

“Na ndanin minutat kur ra Zenuni në altarin e lirisë. Ai e fitoi lavdinë, kurse unë humba shumë nga ajo krenari që fituam së bashku”.

Ai thotë se rënia e shokëve të luftës, kanë qenë momentet më të vështira në luftë.

“Rënia e shokëve, por edhe mungesa e ilaçeve, kanë qenë momentet më të vështira të jetës sime në luftë”,tregon Cikaj.

Ai thotë se, sot për dëshmorët po flasin horrat.

“Sot, për dëshmorët po flasin horrat e dezertorët”.

 

Dr. Halil Cikaj, pas përfundimit të luftës ka punuar mjek në TMK. Ai ndjehet krenar që ka qenë pjesë e TMK-së.

“Isha pjesë e kësaj strukture për 6 vite”, tregon Cikaj.

Nga viti 2007, Cikaj punon specialist i ORL-së në Spitalin e Prizrenit . Ai thotë se në këtë institucion shëndetësor po bëhet një punë e mirë.

“Jemi një ekip kompakt, i përgatitur profesionalisht dhe shumë kolegial “, tregon Cikaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot u bënë 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës...

Skuadra prizrenase rrëmben fitoren në çerekun e fundit

Skuadra prizrenase, New Basket, e mposhti Borean me rezultat 76-70. New Basketi hyri në çerekun e fundit me 9 pikë disavantazh, derisa me angazhimin në mbrojtje...

Lajmet e Fundit