12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Mjeku i Spitalit të Prizrenit e fiton betejën me Covid-19

Anesteziologu i Spitalit të Prizrenit, dr. Shaban Kalanderi ka fituar betejën me Covid-19.

Ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin për shërimin e Kalenderit e ka bërë të ditur drejtori i spitalit, dr. Afrim Avdaj, shkruan “PrizrenPress”.

“I lumtur që u ktheve në mesin tonë dhe familjes, Dr.Shaban Kalanderi”,shkruan Avdaj.

“Pas 4 jave trajtimi në Reanimacion, sot bashkërisht po e shoqërojmë për në shtëpi, Dr. Shabanin, duke i dëshiruar rikthim sa më të shpejtë në betejën tonë të përbashkët kundër pandemisë Covid-19”.

Avdaj ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin që kanë treguar për Kalenderin.

Kalenderi është vëllai i ish-drejtorit të Spitalit të Prizrenit, Myzafer Kalenderi, i cili muajn e kaluar e humbi betejën me Covid-19./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit