10.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

‘Mjeshtër i Madh’ i humorit

Aktori i madh i humorit durrsak, Muharrem Hoxha është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshër i Madh”, në një ceremoni që ka mbledhur bashkë emra të njohur të artit dhe kulturës në vend.

Me mbi 80 role te spikatura, që kanë përcjellë plot humor, situata e mesazhe të rëndësishme për publikun, dhe 30 vjet në skenë, Hoxha e ka renditur emrin e tij në pararojën e varietesë durrsake e shqiptare.

Presidenti Bujar Nishani vlerësoi kontributin e aktorit të njohur gjerësisht si Rrema i Durrësit dhe u ndal te kënaqësia e të qenit në Durrës, qytetin simbol të qytetarisë, emancipimit dhe zhvillimit të shoqërisë.

Presidenti shprehu mirënjohjen dhe respektin e institucionit që drejton për artistët dhe rolin e tyre në mbajtjen gjallë të vlerave në kohë të vështira.

I emocionuar, por pa lënë mënjanë humorin, Muharrem Hoxha u gjunjëzua para publikut dhe shprehu mirënjohje për këtë nderim që i vjen së bashku me daljen në pension.

Një buqetë e bukur me këngë dhe humor nga Muharrem Hoxha dhe emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe humorit shqiptar pasuan ceremoninë e dorëzimit të titullit, që vjen si një kurorë e bukur në kokën e aktorit pas një sërë vlerësimesh e titujsh të tjerë të marrë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare. /TCh

Më Shumë

Dragashi shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me seancë solemne dhe homazhe

Në kuadër të agjendës për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në sallën e Kuvendit të Komunal të Dragashit u mbajt Seancë...

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit