Mjet shpërthyes u gjet nën makinën e oficerit që do ta transportonte presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan

Një mjet shpërthyer ishte vendosur nën makinën e një oficeri policie që do ta përcillte presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, presidenti Erdogan ishte duke zhvilluar një takim në qytetin Siirt derisa lënda shpërthyese e vendosur nën makinën e një oficeri policie është vënë re në momentin e fundit.

 

Sidoqoftë, mjeti shpërthyes është shkatërruar nga ekipet e asgjësimit të bombave dhe policia ka filluar hetimin për kapjen e të dyshuarve.

Menjëherë pas incidentit u konstatua se oficerit të policisë të cilit iu vendos eksplozivi nën automjet, ishte përfshirë në ekipin që do të dërgonte përforcime për tubimin e Erdoganit në Siirt.

Nënkryetari i AK Partisë Hamza Da? bëri deklarata të rëndësishme në CNN Türk në lidhje me kurthin me bombë që do të bëhej për mitingun e Presidentit Erdogan në Siirt. “Ata donin të sabotonin mitingun e Siirtit. Ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë mjedisin paqësor”, tha Da?.

 

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit