6.8 C
Prizren
E diel, 17 Nëntor, 2024

MKRS-ja zotohet për investim në Agjencinë e Arkivave dhe ndryshim të ligjit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Agjencinë e Arkivave të Kosovës, prej nga u zotua për investime të reja në këtë institucion vartës të ministrisë, si dhe për ndryshim të ligjit për arkivat.

Me këtë rast, ministri Gashi u takua me Kryeshefin Ekzekutiv të ASHAK-së, Ramë Manaj, me të cilin diskutuan për punën dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion.

Manaj ka bërë të ditur kushtet me të cilat punojnë, duke i quajtur ato si mjaft limituese.

“Në takimin që kishim kemi bërë përpjekje që të prezantojmë gjendjen, kushtet, rrethanat e punës, gjendja e trashëguar, fatkeqësisht jo të mirë, sfidat me të cilat ballafaqohemi dhe kemi marrë premtim. Përndryshe agjencia shtetërore a arkivave të Kosovës prej para dy vitesh është në kuadër të ministrisë së kulturës, prej kur ka filluar një përkrahje, ende e pamjaftueshme, por shumë shpresëdhënëse për të tejkaluar këtë gjendje të trashëguar prej këtu e shumë vitesh, edhe prej viteve të paraluftës. Thjesht kemi bë përpjekje që në këto rrethana të vazhdojmë punën, të konsolidojmë punën, ka rezultate por fatkeqësisht kushtet janë shumë limituese, dhe kushtet limituese kanë të bëjnë në radhë të parë me ambientet e punës, me hapësirat e pamjaftueshme dhe jo adekuate, me mungesën e teknologjisë, dhe mungesën e kapaciteteve njerëzore, deri te kapacitet teknike për digjitalizim”, u shpreh Manaj, raporton KsP.

Manaj tutje ka thënë se i vjen keq që ministri po e sheh këtë gjendje, mirëpo se ajo është e tillë, dhe ka qenë që nga paralufta.

Ministri Gashi ka thënë se vizita ka për qëllimin zotimin për ndryshim të gjendjes, duke shtuar se në të kaluarën në këtë objekt kanë vendosur rafte të reja.

“Sot bashkërisht jam këtu, me drejtorin, me stafin, për t’u zotua se Ministria e Kulturës dhe unë si ministër do të jemi në mbështetje të drejtorit, menaxhmentit, stafit, por edhe për të fillu një investim të ri në këtë objekt, një investim të gjithanshëm, duke përfshirë depot, objektin, sistemin kundër zjarrit, pastaj klimatizimin, dhe është një projekt që e kemi tashmë të gatshëm dhe jemi duke e fillu, besoj që brenda disa ditëve do të hapim edhe procedurat për investim në këtë objekt, sepse është një prej prioritetet tona si ministri, duke marrë parasysh rëndësinë e madhe që kanë arkivat e Kosovës . Bashkë me drejtorin u pajtuam që të iniciojmë edhe ndryshim-plotësimin e ligjit për arkivat, dhe po ashtu jemi të interesuar që të shohim nga afër gjendjen e objektit të arkivave nëpër 6 komuna të Kosovës, në mënyrë që edhe atje të intervenojmë, sepse një gjendje e tillë është edhe në këto objekte, të cilat veç i diskutuam bashkë me drejtorin”, tha ai.

Sa i përket ligjit për arkivat, Manaj ka thënë se ai është i mangët, i tkurrur dhe ka mungesë norme.

Ministri Gashi po ashtu ka treguar edhe më shumë lidhur me këtë investim.

“Në fakt ne e kemi një pozicion të ndarë buxhetor për të fillu këtë projekt, tu e pas parasysh se tashmë jemi në mes të vitit, dhe një periudhë kohore do të na marrin edhe procedurat, natyrisht urojmë dhe shpresojmë që të kemi edhe rishikim të buxhetit në mënyrë që ta plotësojmë edhe pjesën tjetër të duhur për fillimin e këtij projekti, por ajo që është me rëndësi ne kemi një pozicion për të filluar projektin. Ne aktualisht i kemi rreth 60 mijë euro të ndara për një intervenim që ta quaj kështu emergjent kemi dashtë ta bëjmë në këto depo, po kemi vendos ta ndryshojmë këtë projekt dhe ta kemi një projekt i cili parasheh në tërësi objektin e arkivave”, u shpreh Gashi.

Më Shumë

KPF-ja miraton rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Prizrenit mbajti sot mbledhjen e radhës, e thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit, znj. Antigona Bytyqi....

Malishevë:U raportua e zhdukur 4 ditë më parë, policia e gjen gruan dhe e dërgon te familja

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur më 7 nëntor në Malishevë, është gjetur.   Kështu njofton policia përmes raportit 24 orësh. E njëjta është intervistuar...

Buzë honit

Lajmet e Fundit